Po ndodh ajo që nuk e ka pritur askush.
Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, në serialin “Jetë e hidhur” serial ky i cili transmetua në televizionin 21.
Me rolin e tij të “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohet me vajzën qe e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali. Por, në jetën reale “Mehmet Kosova” ka një jetë krejt ndryshe.
Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e e njohur Sinem Kobal, e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madheshtore, shkruan rtv21.
Por, në mediat turke para disa muajve u hapen thashethemet se çifti i njohur tani janë afër ndarjes.
Për dallim nga aktori, i cili ende nuk ka folur në lidhje me këto thashethemeve, mediat turke raportojnë se modelja e njohur, Sinem Kobal ka mohuar një gjë të tillë.
31-vjeçarja është shprehur se tash e dy vjet sa është e martuar me Kenanin është duke jetuar një jetë shumë të lumtur.
“Gjithçka është në rregull në martesën tonë”, është përgjigjur modelja e pyetur nga gazetarët në lidhje me divorcin.