Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga ”Fitch”, ka vlerësuar arritjet që janë bërë në sektorin financiar.
Ai deklaron se vlerësimi i ”Fitch” ku përfshinë edhe përiudhën kur ai ka qenë gurvernator i BQK-së për vitin 2021, 2023 e deri në mars të vitit 2023 ka qenë pikë referimi rreth përformancës së BQK-së, veçmas gjatë kohës sa ai ka drejtuar këtë instutcion, shkruan FrontOnline.
Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendi dhe kjo atribuohet menaxhimit të institucionit financiar, në këtë rast Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës.
Postimi i Mehmetit:
“Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së
Vlerësimi i “Fitch” për vitet e fundit, duke përfshirë vitet 2021, 2022 dhe deri në mars të 2023-s, ka qenë një referencë e rëndësishme për performancën e Bankës Qendrore të Kosovës, sidomos gjatë kohës së drejtimit tim si guvernator. Jam shumë i lumtur që “Fitch”, ka vlerësuar punën që unë kam bërë sa kam qenë në krye të BQK-së.
Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendi dhe kjo atribuohet menaxhimit të institucionit financiar, në këtë rast Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës.
Me parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pranuar vlerësime pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat e kanë konfirmuar rrugën tonë pozitive, prisja një vlerësim të favorshëm edhe nga Fitch. Vlerësimi i tyre reflekton arritjet e sistemit financiar në vend dhe rolin tim si guvernator në drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndër të tjera thekson se:
Sektori bankar i Republikës së Kosovës është vlerësuar si njē sektor mirë kapitalizuar, me kapitalin e klasit të parë që arriti në 13.9% të aseteve të peshuara me rrezik në fund të vitit 2023. Përveç kësaj, sektori bankar vlerësohet për kthimin në ekuitet prej 19.9% dhe treguesin e mbulimit me likuiditet prej 2.8 herë më të lartë se kërkesat rregullatore.
Me një pjesëmarrje prej 84% të aseteve të sektorit bankar në pronësi të huaj, kryesisht nga bankat me origjinë nga Bashkimi Evropian, institucionet financiare të Republikës së Kosovës përfitojnë nga standardet e larta prudenciale dhe ekspertiza ndërkombëtare. Pronësia e jashtme përforcon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit.
Treguesi i kredive jo-performuese është shumë i ulët, duke rënë më tej në 1.9% në fund të vitit 2023, ku kreditë jo-performuese janë të provizionuara plotësisht, dhe tregojnë për një cilësi të lartë të portfolios kreditore në kuadër të sektorit bankar.
Republika e Kosovës ka mbajtur një rritje të qëndrueshme nominale të kreditimit, me një mesatare prej afërsisht 15% në dy vitet e fundit, që tregon për një mjedis të favorshëm financiar që mbështet rritjen ekonomike.