Kodi Etik, i vetmi mekanizëm që i “kulturon” deputetët.
Për përplasen mes deputetes së PDK-së Ganimete Musliu, e ministri Faton Peci në komisionin për bujqësi, pati goxha reagime.
Sjellja e tyre nuk u pëlqeu aspak qytetarëve.
Dikush bëri thirrje për vetëpërmbajtje, e një tjetër kërkon kod të sjelljes për ta.
Për një kod etik që rregullon sjelljet e deputetëve apeloi edhe Instituti Demokratik i Kosovës, të mërkurën.
Por, Albert Krasniqi ish monitorues i kuvendit, thotë që një kod të mirësjelljes ka në shtojcën e rregullores së kuvendit, por që nuk parasheh edhe sanksione.