Meksika në kërkim të 23 të burgosurve të nxjerrë nga burgu gjatë valës së dhunës

18:30 | 24 Shkurt 2026
meksika-ne-kerkim-te-23-te-burgosurve-te-nxjerre-nga-burgu-gjate-vales-se-dhunes

Policia në Meksikë po kërkon një numër të burgosurish të dalë nga një burg në Puerto Vallarta gjatë një vale sulmesh të nisura nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) të dielën, ka raportuar BBC,

Puerto Vallarta, një vendpushim plazhi në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, ishte midis qyteteve ku CJGN bllokoi rrugët dhe dogji makinat në shenjë hakmarrjeje për vrasjen nga forcat e sigurisë të udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Gjatë trazirave, burra të armatosur sulmuan një nga portat e burgut me një makinë, duke i hapur rrugën arratisjes së 23 të burgosurve, tha një zyrtar.

Më shumë se 70 persona – përfshirë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare – u vranë në operacionin për kapjen e El Mencho dhe dhunën që pasoi.

Komento: