Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj organizimit që po mbahet sot në Prishtinën me organizim të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express.
Ajo e ka quajtur Osmanin “Presidente Fake”, duke thënë se roli dhe kontributi i grave shqiptare për liri, pavarësi, paqe e demokraci, nuk mund të fshehet nga askush.
“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ” Fake Presidente”. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka shkruar Tërmkolli.
Edhe Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar për organizimin.
Begu ka thënë se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës si mikpritëse por edhe s’mund të rishkruhet historia.
“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘tëitter’.
Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.