Nuk do ta besoni sa vjet ka “Melisë” në jetën reale.
Ajo po vlerësohet shumë nga regjisorët turk.
“Mos ma lësho dorën” titullohet seriali i njohur që këtë kohë po transmetohet në në ekranin e RTV21.
Një serial me rrëfim të veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme, që po mban zgjuar kureshtjen e njerëzve që ta shikojnë çdo episod.
Aktorja e cila ka rrëmbyer vëmendjen që nga fillimi i serialit është edhe Cemre Baysel në rolin e “Melisës”, motrës së Xhenkut.
Edhe pse e re në moshë Cemre po vlerësohet shumë nga regjisorët turk për profesionalizmin e saj gjatë aktrimit. Duke u bazuar në biografinë e saj në internet, aktorja ka lindur më 5 shkurt të vitit 1999 në Izmir të Turqisë, që do të thotë se Cemre tani ka 20 vjet.
“Melisë” aktualisht është duke vazhduar shkollimin e saj në Universitetin Ege, në departamentin e pikturës për mësimdhënie. Cemre rolin e parë në aktrim e ka pasur në serialin “Yeşil Deniz” në vitin 2014.
Gjithashtu ajo ka luajtur edhe ne seriale tjera si “İsimsizler” (2017), “Payitaht Abdülhamit” ( 2017), ndërsa aktualisht luan në serialin “Elimi Birakma”.