Memli Krasniqi: Albin Kurtit po i vjen fundi, Kosovën do ta drejtoj unë

22:46 | 03 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se kryeministrit aktual të Kosoves, Albin Kurti, po i vjen fundi. Krasniqi tha se Kosovën do ta drejtojë ai.

Krasniqi tha se mënyra e të bërit politikë siç bën Kurti po i vjen fundi.

Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi.

“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtoj unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, çasje dhe tjetër vizioni” – tha Krasniqi.

Ai shtoi se në politikën e re të drejtuar nga ai nuk do të ketë konkurrencë dhe përqarje.

“Do të ketë konkurrencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim” – nënvizoi Krasniqi.

Krahas kësaj, Krasniqi ka thënë që me prezencën e Kurtit në politikë nga viti 1997, shumica e votuesve të tij nuk kanë qenë të gjallë.

“Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë… Albin Kurti është në politikë prej 1997”.

Komento: