Memli Krasniqi: Banka Botërore e tha se Qeveria Kurti dështoi në ekonomi

19:24 | 04 Tetor 2022

Krasniqi: Edhe Banka Botërore e tha se Qeveria Kurti dështoi në ekonomi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij, në të cilin ka thënë se qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi.

“Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”.

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: