Memli Krasniqi: Banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare

20:14 | 05 Tetor 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po vazhdon të kërkojë votë për kandidatët e kësaj partie në gjithë Kosovën.

I pari i PDK-së, sot ishte në Rugovë të Hasit për ta përkrahur kandidaten për kryetare të Gjakovës, Arbëresha Kuqin, përcjell ORAinfo.

“Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës”, ka thënë Krasniqi.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e Memli Krasniqit:

Në Rugovë të Hasit me kandidaten tonë për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, paraqitëm vizionin dhe programin tonë për këtë pjesë të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.

Hasi, një vend me potencial e mundësi të mëdha për turizëm, vazhdon të mbesë i pazhvilluar, sepse është lënë në harresë nga qeverisjet e deritanishëm. Por, Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar për të nisur e ndërtuar një projekt politik, së bashku me banorët e kësaj ane.

Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës.

#PDK177

Komento: