Memli Krasniqi bën homazhe në Marinë e Vërboc dhe zbulon pllakat përkujtimore në Shtuticë e Gllobar

19:12 | 30 Prill 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Marinë e Vërboc dhe në zbulimin e pllakave përkujtimore në Shtuticë e Gllobar.

Ai thotë se fundi i prillit të vitit 1999 – për Drenicën shënon ndër ditët më të rënda të luftës për liri ku ranë 40 dëshmorë të UÇK-së në krye me heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe u martirizuan mbi 270 qytetarë nga Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Dosheci, Baki, Gllobari dhe fshatrat përreth.

Postimi i tij:

Fundi i prillit të vitit 1999 – për Drenicën shënon ndër ditët më të rënda të luftës për liri ku ranë 40 dëshmorë të UÇK-së në krye me heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe u martirizuan mbi 270 qytetarë nga Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Dosheci, Baki, Gllobari dhe fshatrat përreth.

Për të shënuar 24 vjetorin e kësaj dite, e cila do të përkujtohet nga populli ynë përjetësisht, së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë bëmë homazhe në Marinë e Vërboc, ndërkaq në Shtuticë e Gllobar morëm pjesë në zbulimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve.

Sa e shenjtë është liria që e gëzojmë sot dhe sa shumë sakrificë na është dashur të bëjmë si popull, historikisht, për të arritur në këtë ditë – na rikujtojnë çdo ditë përvjetoret e dëshmorëve dhe martirëve tanë, mbi gjakun e të cilëve qëndron sot shteti ynë i pavarur.
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Komento: