Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po i kanë dhënë PDK-së në këto 11 ditë të para të fushatës.
Krasniqi, është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.
“Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar lideri i PDK-së.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kosovë! 🇽🇰
Në këto 11 ditë të para të fushatës, kemi ndjerë mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme nga çdo komunë e vendit dhe nga mërgata. Kjo mbështetje po na tregon se ju dëshironi #MaMirë. Po na dëshmon se ju jeni gati që bashkë ta ndërtojmë një të ardhme të re për Kosovën.
Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër.
Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! 💪
#PDK131 Shpërndaje për #MaMirë