Memli Krasniqi: Fatkeqësi që ShBA po e sheh Kosovën nga prizmi i zhgënjimit.

18:39 | 11 Nëntor 2022

Krasniqi: Fatkeqësi që ShBA po e sheh Kosovën nga prizmi i zhgënjimit.

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, para vizitës që do ta bëjë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka konsideruar shqetësues faktin që ShBA përdori fjalën “zhgënjim” në raport me Kosovën.

Ai tha se në vizitën e tij, do t’i dëgjojë me vëmendje qëndrimet e tyre.

“Do të dëgjoj me vëmendje se cilat janë qëndrimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kohëve të fundit vërtetë është shqetësues fakti që në disa nga deklarimet e nivelit më të lartë, e shohim një fjalë që nuk e kemi dëgjuar më herët e që është fjala zhgënjim”, deklaroi Krasniqi në intervistë për RTK-në.

“Është fatkeqësi që sot Kosova të shikohet nga prizmi i zhgënjimit, nga vendi që i ka ndihmuar Kosovës më së shumti”, tha ai.

Sa i përket se kë do takojë në ShBA, Krasniqi ka thënë se takimet kryesore do t’i zhvillojë me eurodeputetët e Parlamentit Evropian.

“Në Bruksel, takimet kryesore do t’i zhvilloj në Parlamentin Evropian me një numër të konsiderueshëm të eurodeputetëve, kryesisht të atyre që kanë interes dhe merren me Kosovën, por edhe me ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”.

Komento: