Memli Krasniqi i drejtohet Kurti: Kryeministër, a e ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë?

21:39 | 04 October 2022

Krasniqi i drejtohet edhe me video Kurtit: Kryeministër, a e ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një videoje e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a do t’ia fillojë ndonjëherë punës.

“A kjo është ma e mira që mund të bësh, Kryeministër? A kjo është zgjidhja jote për krizën sociale e ekonomike? A kjo është shpresa që ua ofrove të rinjve, që sot i ke zhgënjyer aq keq, sa po largohen nga vendi në numra rekord?”.

“Po ku është plani yt për shëndetësi më të mirë? Ku është zgjidhja jote për arsim më cilësor? Ku janë vendet e punës për rininë tonë? Ku është prosperiteti që ua ke premtuar të gjithëve qe sa e sa vjet, ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, ofroju zgjidhje konkrete problemeve që i rëndojnë ata”, ka thënë ndër të tjera kreu i PDK-së.

“Largoje retorikën tënde të vjetër, negative e nihiliste”.

Lëvizja Vetëvendosje dje në llogarinë e ka publikuar një video ku i ka akuzuar pushtetarët e deri tanishëm në Kosovë.

Vetëvendosje vlerëson se është i vetmi subjekt politik që nuk iu bashkua keqqeverisjes, teksa në videon e publikuar, shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Isa Mustafës, Behgjet Pacollit, Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Komento: