Memli Krasniqi i reagon Kryeministrit: Lej pallavrat, qiti rrogat

13:47 | 03 Shtator 2022

Memli Krasniqi: Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryemibistri Albin Kurti që të ndalë lojërat politike dhe arrogancën ndaj qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve grevistë, por të ekzekutoj pagat e tyre.

“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!”, ka shkruar lideri i opozitës në faqen e tij në Facebook.

Deklarata e tij vjen pas konferencës së kryeministrit Kurti, i cili, përkundër raportimeve, ende nuk ka ekzekutuar pagat në sektorin publik.

Madje, Kurti u tregua i ashpër me grevistët nga radhët e sektorit publik, që sipas tij, po tentojnë ta rrënojnë shtetin.

“Kërkesa për rritje prej 100 euro, që praktikisht është rritje 20 për qind e pagës, është absurde. Mirëpo, një Kosovë që testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve po na nxjerrin analfabet, e në anën tjetër ta kërcënosh qeverinë se do ta rrënosh shtetin, se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

Ai i ka quajtur të instrumentalizuar sindikalistët.

Komento: