Memli Krasniqi: Institucionet duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve

15:00 | 30 Gusht 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka kujtuar të zhdukurit.

“Sot përkujtojmë personat e zhdukur në Ditën Ndërkombëtare për ta. Kjo ditë duhet të ketë rol për të ngritur vetëdijen për fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe gjendjen e rëndë të familjeve të tyre. Fatkeqësisht, kanë kaluar mbi dy dekada prej përfundimit të luftës së Kosovës dhe mijëra qytetarë presin gjithë dhimbje të mësojnë fatin e të afërmve të tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave që janë të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

Kur janë bërë 22 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur.

Komento: