
Krasniqi kërkon informacione të mëtejshme nga Zvicra për planifikimin e vrasjes së Martyt nga inteligjenca serbe.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar rreth kërcënimeve që i janë bërë ish–prokurorit zviceran, Dick Marty.
Përmes një postimi, i pari i PDK-së ka kërkuar urgjentisht informacione të plota rreth komplotit për vrasjen e Marty, shkruan lajmi.
“Kërkojmë informacion urgjent dhe të plotë për komplotin skandaloz të vrasjes nga inteligjenca serbe, kundër ish-prokurorit zviceran Dick Marty, me të vetmin synim fajësimin e kosovarëve”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për të vërtetën e plotë rreth këtij rasti, pasi që qeveria e Zvicrës, sipas tij, po duket që është plotësisht e informuar.

“Duket se qeveria federale zvicerane është plotësisht e informuar, por Kosova ka nevojë për të vërtetën e plotë për këtë situate”, ka përfunduar Krasniqi.