Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata

21:38 | 20 January 2025
memli-krasniqi:-kesaj-radhe-do-te-kemi-mbeshtetje-shume-me-te-madhe-nga-mergata

Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin “Rubin” në Klan Kosova, ka folur rreth votave të diasporës dhe ka theksuar se në këto zgjedhje përkrahja e diasporës për partinë e tij dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamaza, do të jetë shumë më e madhe, pasi që tashmë ata janë angazhuar në diasporë.

“Nga diaspora presim rezultat krejtësisht tjetër. Është e vërtetë që PDK-ja ka pasë vite që nuk ka qenë aktive në diasporë, për një arsye krejtësisht racionale do të thoja të vitit 2009, kur kryetari i atëhershëm i PDK-së, zotëri Thaçi ka pasur iniciativë që ta pasivizoj aktivitetin partiak në diasporë me qenë se e kishim krijuar shtetin, ishin hapur ambasadat, konsulatat dhe qëndrimi i tij ka qenë që qytetarëve tanë, bashkëatdhetarëve duhet që t’iu krijojmë mundësinë që të drejtohen tek institucionet zyrtare të shtetit dhe jo tek dyert e partive. Ka qenë e vullnetit të mirë por që pastaj ky pasivitet është shfrytëzuar në mënyrë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për të rritur prezencën e tyre dhe mbështetjen. Ndonjëherë, populli e ka një thënie “ruaju prej sevapit e mos hy në gjynah”, ne e kemi menduar mirë dorën në zemër dhe besoj se ka qenë shumë e arsyeshme por që në kuptimin elektoral kemi qenë të penalizuar dhe kjo është arsyeja që kemi ristartuar komplet organizimin tonë në këto 3-4 vitet e fundit. Tani i kemi mbi 129 nëndegë të organizuara në më shumë se 10 degë të ndryshme anë e këndë botës, deri edhe në Kanada. Jam i bindur që rezultati aktual do të jetë krejtësisht ndryshe. Jo do të jetë shumëfish më shumë se aq. Mendoj që statistikat do t’i shohim pas më shumë se një muaji. Unë pritjet tona po e them pa e dhënë një numër të saktë janë shumëfish më shumë se sa 5 mijë votëshi i vitit 2021”, ka theksuar Krasniqi.

Ai tha se në këto zgjedhje PDK do të ketë shumëfish më shumë vota nga mërgata sesa në vitin 2021.

Komento: