Memli Krasniqi kujton vendimin e GJND-së e cila konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës

11:14 | 22 Korrik 2022

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kujton vendimin e GJND-së e cila konstatoi legalitetin e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në një postim Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.

“Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës”, shkruan lideri i PDK-së.

Komento: