Memli Krasniqi mirëpret në PDK gazetarin Drin Ejupi: Fuqizon listën tonë për deputetë

10:10 | 02 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti gazetarin Drin Ejupi.

Krasniqi ka thënë se me Drin Ejupin në ekip, PDK e ka më të lehtë ta përfaqësoj denjësisht Prishtinën.

“I njohur për qasjen e tij inovative dhe arritjet profesionale, me një eksperiencë të pasur dhe vizion të qartë, Drini fuqizion listën tonë për deputetë. Fitues i çmimeve për gazetari në Kosovë, e i nominuar edhe për çmime ndërkombëtare, Drini për afro 15 vite në dy televizione nacionale, ishte në shërbim të qytetarëve në çdo cep të Kosovës me tema e sfida të mëdha”, tha kreu i PDK-së.

Ndërkaq, Ejupi i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen në misionin e tij për një Kosovë ma të mirë.

“Ashtu sikur në gazetari që e kam ndjekë të vërtetën, njëjtë e kam misionin të qartë në rrugëtimin tim të ri në politikë, me punu me të vërtetën për një ambient e debat politik më pozitiv në parlament. Për më pak byrokraci, më shumë efikasitet, për media më të lira, për një drejtësi më të pavarur, për qytetarin më shumë të lidhur me sportin, pasi aty është shëndeti, aty është qetësia, por, mbi të gjitha, bashkë për një zhvillim shoqëror ekonomik të qëndrueshëm”, është shprehur Drin Ejupi.

Komento: