Memli Krasniqi për personat me aftësi të kufizuara: Në Kosovë, nevojat e tyre janë lënë anash

12:56 | 03 Dhjetor 2022

Krasniqi për personat me aftësi të kufizuara: Në Kosovë, nevojat e tyre janë lënë anash.

Kryetari i Partisë i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një postim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Krasniqi është shprehur se në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash.

Ai u shpreh se integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, siç u shpre ai, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.

“Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja. Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: