
Memli Krasniqi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth protestës së sotme në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së duke thënë se është dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.
Ai ka deklaruar edhe se, në Shkup janë bashkuar shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtët të UÇK’së.
Postimi:
Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.
Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.
#LiriaKaEmër