Memli Krasniqi pret ambasadorin britanik: Kërkohet zhbllokimi urgjent institucional

15:15 | 05 Gusht 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim është diskutuar gjendja politike në vend, situata paszgjedhore si dhe nevoja urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, raporton ORAinfo.

Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik me shqetësimet e partisë që ai drejton lidhur me bllokadën aktuale institucionale, e cila, sipas tij, po minon besimin e qytetarëve dhe po e pengon zhvillimin demokratik të vendit.

Ai ka ritheksuar se PDK do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, duke qëndruar në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneriteteve të forta me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. /ORAinfo/

Komento: