Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot. Ai ka thënë se në këtë takim kanë folur për çështjet aktuale.
Pa e prekur nuk e kanë lënë as temën e vizave. Krasniqi në njoftimin e tij thotë se kanë biseduar për mundësinë që Franca të mbështesë një vendim pozitiv për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.
Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.
Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë.