Memli Krasniqi takon Escobarin, thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen

14:30 | 01 Shkurt 2023

Krasniqi takon Escobarin, thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin tha se ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Ai tha se në takim i ka shpalosur qëndrimin e partisë së tij në lidhje me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të cilën tha se duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i paalternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë.

“Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”.

Komento: