
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pritet që nesër të takohet me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Krasniqi, përveç me Escobarin do të takohet edhe me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njofton Klankosova.tv.
Hovenier nesër do të jetë për vizitë në Kosovë, ku do të diskutojë për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks vendimin e BQK-së për dinarin serb.
Me Escobarin, përveç Krasniqit, nesër pritet të takohen edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.