Memli Krasniqi tallet me LDK-në: Po ndryshoni ma shpesh se moti

12:07 | 15 Dhjetor 2018

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ëhstë tallur me LDK-në duke thënë se më shpesh i ndërrojnë qëndrimet se sa ndryshon moti.

Krasniqi është tallur me LDK-në pasi këta konfirmuan se s’do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun. Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti në Kosovë, tha Krasniqi. Duke i ftuar që të marrin pjesë në seancën e sotmë në orën 14:00.

Ai tha se LDK-ja si partia më e madhe opozitare po ikën nga përgjegjësia duke refuzuar që të bëhet pjesë e rezolutës për dialogun.

Krasniqi theksoi se deputetet duhet të vijnë në seancë në mënyrë që ta mrrin rolin që iu takon edhe me Kushtetutë edhe me ligjet në fuqi dhe për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut.

“Konsiderojmë se është e rëndësishme të arrijmë konsencus për të shkuar përpara në këtë proces. Nuk është proces i përfunduar sepse një pjesë e opozitës refuzon të marrë përgjegjësi. Kur sot kemi një rezolutë të përbashkët duket se do të ikin nga përgjegjësia”, tha Krasniqi, transmeton Gazeta Express.

Ka thumbuar LDK-në duke thënë se nuk kanë mendim të qartë për asgjë dhe se qëndrimet i ndërrojnë më shumë se moti.

“Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti. Realisht nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë veçanërisht për këtë proces. Shpresoj që në një moment do të bëhen pjesë e këtij procesi sepse cfarëdo marrëcveshje ndërkombëtare duhet të kete edhe ratifikimin e 2/3 të Kuvendit”, përfundoi Krasniqi, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, shefi i GP-së së LDK-së, Avullah Hoti ka konfirmuar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e seancës së jashtëzkonshme sot. Ka akuzuar PSD-në se kanë koalicion të fshehur me PAN-in, si dhe ka përsëritur se Qeveria nuk ka legjitimitet për dialog.

Paraqitje mediale sot pati edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli,tha se seanca e jashtëzakonshme e cila mbahet sot në orën 14:00, përveç që ka synim që rolin e dialogut t’ia kthejë Kuvendit, mbahet edhe për tjera arsye.

Komento: