Deklarata për refuzimin e gazit amerikan, Krasniqi thotë se Kurti po tenton t’i ikën përgjegjësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin edhe për çështjen e gazit amerikan, për të cilin thuhet se është refuzuar nga qeveria aktuale.
Sipas Krasniqit, mohimi i pretendimeve se gazi është refuzuar, është tendencë e kryeministrit Kurti, për t’ju ikur përgjegjësive, përcjell Klankosova.
”Një nga varësit e zotit Kurti tha “MCC” nuk është qeveria e Amerikës, nuk po e refuzojmë qeverinë por po e refuzojmë MCC-n, kjo është e njejtë si më thonë USA-di nuk është qeveria e Amerikës, kur MCC është një agjension qeveritar amerikan, ne këtu po flasim për një projekt i cili nuk është projekt për Kosovën është projekt trans continental, një projekt tepër i rëndësishëm që realisht ka të bejë më krijimin e infrastrukturës për përqimin e gazit në gjithë kontinentin Evropian, sidomos në Evropën Lindore dhe Ballkanin dhe do të ishte krejtsisht e natyrshme që Kosova të kërkojë vetë të lidhët në këtë Infrastrukturë, edhe për arsyje praktike edhe për arsyje ekonomike sepse ne kemi nevojë për diversifikim të burimeve qe i perdorim për energji”.
Madje një refuzim prej 200 milionë dollarë, Krasniqit po i duket fare i pa bazë, përcjell Klankosova.tv.
”200 milion dollar grand, para falë, para që nuk kthehën me i refuzu nuk besoj se ka arsyje racionale për cfardo qoftë. E dyta potenciali i ndertimit të termocentralit më gazë që ka qënë projekt i propozuar për 200 MW kish më qënë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, sepse dhe projekti i Kosovës së re tashmë ka dështuar dhe ai ka qenë projekt Amerikan që është tërhequr në kohën kur zoti Kurti ka qenë Kryeministër. Këtu po krijohet një patern i refuzimit të projekteve amerikane që nderlidhën më Energjinë dhe unë nuk kam spjegim, arsyetim përse një gjë e tillë mund të ndodhë, përveq asaj se ne e kemi mbështetur dhe e mbëshetesim se kjo nuk ka filluar më zoti Kurtin, këto janë edhe nga qeveritë e kaluara të cilat kanë negocuar dhe diskutuar më MCC-n, besoj dhe në kohën e zotit Haradinaj pasaj edhe në kohën e zotit Hoti, tash në kohën e zotit Kurti është dashur që kjo punë vec të marrë rrugë pasi gjashtë muaj janë me vonesë dhe refuzimi sipas mendimit tim është shumë problematik jo vetëm nga kuptimi ekonomik”.
Krasniqi betejën globale për energji e quan një çështje politike dhe gjeostrategjike që ka të bejë dhe me sigurinë kombëtare dhe përtëj ekonomisë.