Memli Krasniqi tregon se kush do të jenë anëtarët e Këshillin Politik të PDK-së

17:04 | 10 October 2022

PDK-ja e themelon Këshillin Politik, Krasniqi tregon kush do të jenë anëtarët.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK). e ka themeluar Këshillin Politik.

Këshilli Politik do ta luajë rolin këshillëdhënës në parti.

Këtë e ka kumtuar të hënën, Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

“Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi”, ka shkruar Krasniqi.

“Anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e local”, ka deklaruar ai.

“Duke qenë dëshimtar direkt i kontributit të tyre, për mua është nder i madh që si Kryetar i PDK-së, tani në parti të kemi edhe Këshillin Politik me përbërje të tillë”.

Komento: