Krasniqi uron Thaçin: Dielli do të lindë përsëri.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se dielli do të lindë përsëri.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 55 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).