Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama

21:40 | 09 Shkurt 2022

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është nisur për një vizitë zyrtare, dyditore, në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik.

Komento: