Memli Krasniqi viziton familjen e Thaçit dhe Veselit: E vërteta për luftën e pastër të UÇK-së është e patjetërsueshme

17:50 | 06 Nëntor 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ku tha se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë qe një vit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se e vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në Burojë të Skenderajt dhe në Bair të Mitrovicës, vizitova familjet e dy liderëve tanë të pamposhtur – Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët tashmë një vit po mbahen në Hagë. Në këto shtëpi ku buron atdhedashuria, në këto familje ku janë formësuar përpjekjet për liri e pavarësi, gjithmonë gjejmë derën hapur e frymëzimin për të mos u dorëzuar përballë sfidave për ta çuar Kosovën përpara.

Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe, por më e madhe është mburrja e krenaria që kanë për ta. Sepse këto familje kanë rritur djem çlirimtarë, që mision jetësor e kanë pasur dhe e kanë Kosovën e lirë dhe të zhvilluar.

E vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë. Fitorja e betejës së fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta dëshmuar pastërtinë e kësaj lufte do të jetë vulë e historisë së lavdishme të vendit tonë.

Komento: