Memli “thumbon” AAK-në, ja çfarë thotë për punësimet partiake

23:44 | 23 Mars 2019

Punësimet në baza partiake po vazhdojnë ende.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë sa u përket punësimeve, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike.

“Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune.

ealisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.

“Është brutale kur e sheh në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë të behët punësimi i familjarëve”.

“Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste.

“Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”.

Ai për rastin “Pronto” ka thënë se i mbetet prokurorisë për të vazhduar hetimet.

Komento: