Menaxheri në KEK shantazhohet përmes email’it, lajmëron rastin në Polici

13:44 | 10 Shtator 2022

Një menaxher i KEK-ut është shantazhuar përmes një e-mail.

Menaxheri i Institutit INKOS në Korportatën Energjetike të Kosovës ka raportuar në Polici se nga një adresë anonime i ka ardhur një e-mail me përmbajtje shantazhi për të dhe menaxhmentin e KEK’ut, raporton Express.

Për këtë rast është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike, derisa s’raportohet për të arrestuar.

“SHANTAZH – TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Komento: