Agjenti i Rafael Leaos, Jorge Mendes, raportohet se ia ka ofruar Real Madridit portugezin.
Kontrata e sulmuesit me Milanin skadon në verën e vitit të ardhshëm, teksa bisedimet për rinovim nuk kanë prodhuar ende rezultat.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Mendes i ofroi Leaon Real Madridit muajin e kaluar, por gjigantët spanjollë thuhet se nuk janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të majme për të, duke marrë parasysh se ata kanë Viniciusin në krahun e majtë të sulmit.
Sipas mediumit italian, Mendes kontaktoi drejtorët e “Los Blancos” në shkurt, por negociatat nuk kanë vazhduar më pas.
Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë se 23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të re së shpejti – teksa mbetet të shihet pas përfundimit të këtij sezoni se cili do të jetë hapi i tij i radhës.
Chelsea dhe Manchester City besohet se ende po monitorojnë situatën e tij.