Mendes: Messi nuk e meritonte ta fitonte Topin e Artë, Ronaldo po

09:27 | 17 Dhjetor 2019

Agjenti i njohur portugez, Jorge Mendes ka folur për shtyp për çmimin e Topit të Artë.

Ai, ka thënë se Messi nuk e meritonte ta fitonte atë çmimin, duke aluduar që Ronaldo ishte ai që mund ta merrte atë trofe, përcjell ORAinfo.

“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, Portugalia ka fituar një Euro dhe Ligën e Kombeve prej tij. Topi i Artë? Nuk mendoj se Messi duhet ta kishte fituar atë. Ronaldo do ta fitonte çmimin nëse do të ishte akoma në Real Madrid ‘, ka përfunduar Mendes.

Messi, ishte ai që e fitojë sivjet Topin e Artë duke arritur që për të gjashtën herë të dalë si më i miri në botë./ORAinfo/

Komento: