
Një tjetër revolucion do të zhvillohet në Milan, ku Ivan Gazidis planifikon të zbatojë modelin e Arsenalit në klub, por jo vetëm, por edhe modelin e Monakos me ardhjen e mundshme të Luis Campos dhe Leonardo Jardim në San Siro, siç është planifikuar nga agjenti super Jorge Mendes.
Siç është raportuar nga Corriere dello Sport, gjasat për të parë trajnerin e Monakos në Milano janë në rritje, përcjell ORAinfo.

Jardim, mund të bashkohet me Camposin në Itali, pasi ai është një emër i dashur për Elliottin.
Plani i Jorge Mendes është, megjithatë, shumë më i madh se sa pritej. Me ardhjen e Jardim në Milano, shoku i tij Gennaro Gattuso mund të përfundojë në Monako si zëvendësim i Jardim./ORAinfo/