Mendohej që do të bëhej yll, Milanit po ia marrin super lojtarin

22:00 | 23 Prill 2019

Shumë tifozë të AC Milan kanë qenë të bindur se Patrick Cutrone është i lidhur me klubin dhe do të qëndrojë atje në të ardhmen.

Megjithatë, gjatë këtij sezoni, thashethemet kanë filluar të rriten duke sugjeruar që ndoshta Cutrone mund të drejtohet për daljen nga klubi, përcjell ORAinfo.

Disa klube kanë qenë të lidhura me transferimin e tij ,përkatësisht Torino dhe Lazio.

Sipas raporteve të fundit nga Tuttosport, Torino janë në fakt të gatshëm për të nisur sulmin ndaj Milanit , pasi ata përpiqen të blejnë italianin, duke i lejuar ata të shesin ose Andrea Belotti apo Simone Zaza./ORAinfo/

Komento: