Një foshnjë është varrosur e gjallë në Kinën Lindore.
Ishin dy kalimtarë të rastësishëm ata që dëgjuan të qara nën tokë dhe lajmëruan autoritetet.
Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiëu kur gjetën foshnjën.
Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar tokën.
Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda.
Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se familja mendoi se foshnja kishte ndërruar jetë ndaj e varrosën.