Menduat se po vijnë temperaturat pranverore? Ja çfarë moti do të jetë sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Menduat se po vijnë temperaturat pranverore? Ja çfarë moti do të jetë sot

09:04 | 16 Prill 2019

Edhe sot në vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.

Po ashtu, për sot parashikohet edhe riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!