Mëngjes i qetë në kufi – pritje minimale në hyrje dhe dalje

08:35 | 10 Korrik 2026
mengjes-i-qete-ne-kufi-–-pritje-minimale-ne-hyrje-dhe-dalje

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten të qeta mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve dhe me pritje të shkurtra.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 07:31, pritjet në hyrje dhe dalje të vendit variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Po ashtu, Qendra bën të ditur se në asnjërën prej pikave kufitare nuk janë regjistruar kolona të automjeteve.

Komento: