Mëngjesi i qetë: S’ka shumë pritje në pikat kufitare të Kosovës

08:20 | 23 Korrik 2026
mengjesi-i-qete:-s’ka-shume-pritje-ne-pikat-kufitare-te-kosoves

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata deri në këto momente.

Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në disa pika të caktuara qytetarët po presin deri në 10 minuta.

Pavarësisht fluksit të lëvizjeve, situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata apo bllokime që do të ndikonin në qarkullimin e automjeteve.

Komento: