Mëngjesi i rrezikshëm në Prishtinë

09:33 | 09 Dhjetor 2018

Ajri i rrezikshëm mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Prishtina vazhdon të përballet me ajrin e ndotur, me uljen e temperaturave në vend.

Matësit e Ambasadës amerikane në Prishtinë tregojnë se ajri në kryeqytet është në nivelin – i pashëndetshëm.

Sipas matësve të Ambasadës, në ora 7:00 niveli i ndotjes është 104 AQI.

Rekomandohet që në bazë të këtij niveli të ajrit fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë.

Komento: