Meradare, ky është vendimi që kanë marrë policët serbë

21:57 | 23 Dhjetor 2018

Në pikën kufitare në Merdare po ndodh diçka e papritur.

Sipas burimeve të Indeksonline, policia kufitare serbe po lejon futjen e veturave pa asnjë kontroll.

Pra të gjithë vozitësit të cilët kalojnë në këtë pikë kufitare tashmë nuk kanë nevojë të presin.

Ndryshe në territorin e Kosovës në Merdare janë grumbulluar dhjetëra vetura të cilat po presin për të paguar faturat e sigurimit.

Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga kjo pjesë kufitare ku veturat po mbahen të ‘bllokuara’ në territorin kosovar.

Duhet përkujtuar që këto ditë kolonat kanë qenë shumë të gjata dhe të mundimshme për shumë mërgimtarë që vendosën të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Komento: