Sulmuesi Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është ftuar nga Përfaqësuesja e Gjermanisë për ndeshjet e këtij muaji.
Selektori Hansi Flick, të premten ka publikuar listën e tij, në të cilën ka përfshirë 24 futbollistë.
Për Berishën, kjo është hera e parë që po ftohet nga Përfaqësuesja A e Gjermanisë. 24-vjeçari këtë sezon ka treguar formë të mirë me fanellën e Augsburgut, ku ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 4 asistime në Bundesligë.
Flick ka thënë se në listën e tij, ka përfshirë lojtarë të ri, të cilët do ta kenë rastin për ta dëshmuar veten në miqësoret e këtij muaji, të cilat ajnë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024.
Gjermania në fund të këtij muaji, zhvillon dy ndeshje miqësore.
Më 25 mars do të përballet me Perunë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë edhe ndaj Belgjikës. Të dyja këto ndeshje, do të zhvillohen në Gjermani.