Mërgim Lushtaku e shtyn fizikisht Adnan Rrustemin në Kuvend “Largoje dorën”

13:35 | 12 Gusht 2026

Tensionet janë përshkallëzuar në Kuvend, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur fizikisht me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi.

Incidenti ka ndodhur derisa Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Lushtaku e ka ndërprerë duke i thënë: “Mos na shitni pallavra, o demagog.”

Pas kësaj, Rrustemi i është drejtuar Lushtakut me fjalët: “Largoje dorën.”

Përplasja ka vijuar me deklaratat e Lushtakut, i cili ka thënë: “Po boni hajgare me neve, me popull. S’osht normale kjo, me këto pallavra.”

Komento: