
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është bërë me ekip të ri.
Mergim Vojvoda, ka bërë hapin drejt një aventure të re në karrierën e tij.
Vojvoda, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, ka ndarë rrugët me skuadrën e Mouscron, për të vazhduar një aventurë të re, por përsëri brenda ligës së Belgjikës.

Është skuadra e Standard Liege ajo që ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar. Vojvoda do të jetë pjesë e Standard për katër vite, të paktën sipas kontratës.
Mergim Vojvoda do ta bartë numrin 27 në fanellën e tij me skuadrën e re.
