Mërgimtar rrëfen se si ia thyen xhamin e veturës në Kosovë dhe ia vodhën 6500 euro

14:45 | 01 Janar 2019

Një mërgimtar i cili ka ardhur për fundvit në Kosovë nuk ka kaluar mirë ashtu siç kishte paramenduar.

Atij i janë plaçkitur në veturë një shumë e konsiderueshme e mjeteve.

Një mërgimtari cili ka ardhur nga Gjermania në Kosovë për të festuar festat e fundvitit, të hënën, persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës duke I grabitur kështu dokumente dhe gjëra me vlerë prej 6 mijë e 500 euro. Ai ka rrëfyer për Express si ka ndodhur rasti.

Beshir Haliti nga Ferizaji ka thënë se vetura e tij e tipit X6, është thyer në një parking në qytet.

“Ma kanë thyer xhamin e veturës në parking në Ferizaj. Kam qenë me gruan në një lokal, veturën e kemi pasë të parkuar. E kanë vjedhë çantën e gruas ku brenda kanë qenë dokumentet personale dhe 6 mijë e 500 euro”, ka thënë Haliti për Express

Ndërkaq, ai tregon se rastin e kanë paraitur edhe në Policinë e Kosovës dhe rasti është duke u hetuar.

E në raportin 24 orësh të PK’së, ky rast po cilësohet si vjedhje e rëndë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kishin vjedhur një çantë dhe 4 pasaporta Gjermane.”, shkruan në raport.

Komento: