Mërgimtarë të suksesshëm interesohen për investime në vendlindje

21:10 | 25 Korrik 2022

Udhëheqësi i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, deputeti Elmi Reçica ka shoqëruar sot një delegacion të mërgimtarëve të sukseshëm në takime me kryetarë komunash për të parë potencialin dhe mundësinë e investimeve.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se secili mërgimtar i suksesshëm është edhe një mundësi më shumë për Kosovën.

Përveç disa kryetarëve të komunave, delegacioni i mërgimtarëve është pritur në takim edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“I tillë është edhe mërgimtari nga Drenasi z. Isak Neziri, i cili është dëshmuar si veprimtar i dalluar dhe biznesmen i suksesshëm që me punë dhe përkushtim ka arritur që të orientojë vëmendjen e kompanisë ndërkombëtare “Metall Impex GmbH” drejt investimeve potenciale në Kosovë. Isaku po angazhohet fuqishëm në shtrirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në të gjithë Bavarinë. Si rrjedhojë, sot bashkë me Isakun dhe dy përfaqësuesit e kompanisë “Metall Impex GmbH”, z. Babak Momayezi dhe z. Karl-Heinz Kraus, takuam Kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi, Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu si dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, për të diskutuar nga afër rreth mundësive që ofron vendi ynë dhe klimës miqësore që garantojnë komunat për investimet të cilat do të lehtësonin dhe begatonin jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Reçica.

Komento: