Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

15:55 | 15 Korrik 2026
mergimtares-iu-vodhen-94-mije-franga-ne-peje,-ende-asnje-i-arrestuar

Policia e rajonit të Pejës ka dhënë detaje lidhur me vjedhjen e rëndë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku një mërgimtareje dyshohet se iu vodhën 94 mijë franga nga valixhja e saj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Pos tjerash, ai deklaroi se viktima është intervistuar nga ana e autoriteteve, ndërkohë bëri të ditur se ende nuk ka të arrestuar.

Komento: