Mërgimtarët ankohen për çmimet e shtrenjta të biletave

20:38 | 27 Korrik 2021

Mërgimtarët ankohen për çmimet e shtrenjta të biletave, kërkohet të mbikëqyren agjencitë

Mërgimtarët ankohen për çmime të shtrenjta të biletave. Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës thotë që duhet të mbikëqyren agjencitë.

Çdo javë në Aeroportin “Adem Jashari” zbarkojnë rreth njëqind aeroplanë që bartin mërgimtarë.

Gëzimi i vërehet secilit prej tyre me të zbritur në Kosovë .

E krahas mallit për atdheun me të mbërritur në Kosovë ata kanë edhe një hall tjetër, biletat.

Megjithatë ka të tjerë që nuk po i shohin si të larta çmimet e biletave.

Ndërsa në kompanitë ajrore kanë treguar çmimet e biletave për mërgimtarët që nisen nga Frankfurti i Gjermanisë e Destinacion kanë Kosovën.

Më lirë dukshëm kushton një biletë nga Dyserldofi për në Aeroportin “Adem Jashari”.

Çmim pothuajse i njëjtë është edhe për ata që udhëtojnë nga Zvicra për në Prishtinë.

Ndërsa ish kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë që agjencitë e udhëtimit duhet të monitorohen.

E për shkak të çmimit të ulët një numër i konsiderueshëm i mërgimtareve zgjedhin autobusin për të udhëtuar.

Komento: